Disa ditë më parë u publikua një intervistë e Meghan Markle ku Dukesha shprehej se ishte ndjerë keq gjatë shtatëzanisë pasi askush nuk e pyeste se si ajo ndihej por vetëm e sulmonin me lajme të rreme. Momenti kur ajo u përlot gjatë intervistës i ka prekur të gjithë dhe më shumë fansat e saj që kanë ndërmarrë një nismë të vogël. Hashtagu #weloveyouMeghanMarkle është bërë viral dhe më tepër në Twitter ku janë publikuar më shumë se 70 mijë postime me këtë hashtag. Me siguri Dukesha e Sussex është ndjerë mirë nga gjithë kjo mbështetje pas kritikave të shumta nga mediat dhe lajmet fake.

 

- SPONSOR -Smiley face