Që pasi u bë pjesë e familjes mbretërore, Meghan Markle nuk e ka mirë marrëdhënien me mediat. Dukesha shpesh sulmohet prej tyre, për shkak të veprimeve të saj dhe sidomos për marrëdhënien me familjen e saj. Por kohët e fundit situata duket se është vështirësuar dhe bashkëshorti i saj po kujdeset që të marrë masat. Ai ka hedhur në gjyq disa media dhe po mbron në maksimum gruan e tij. Së fundmi lidhur me këtë ngjarje ka folur edhe Meghan, e cila na ka prekur me fjalët e saj. “Veçanërisht si femër është vërtetë e tepërt. Kjo e kalon vështirësinë e të qënit një e sapomartuar dhe nënë e re. Gjithashtu të falenderoj që më pyetët nëse jam mirë, jo shumë njerëz interesohen për këtë gjë”, u shpreh Meghan teksa nuk i ka mbajtur dot as lotët.

- SPONSOR -Smiley face