Kur je gruaja e Presidentit Amerikan dihet që të gjithë do t’i kenë sytë e ngulur. Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka shoqëruar bashkëshortin e saj gjatë një udhëtimi zyrtar në Azi. Ajo dukej shumë e bukur gjatë një darkë shtetërore në Pekin. Melani u shfaq me një fustan Gucci të mrekullueshëm e koleksionit vjeshtë/dimër 2016 e cila kishte një stil oriental. I qendisur me motive kineze, jaka në stilin mandarin si dhe forma e fustanit ishin qartësisht në nder të shtetit të Kinës.

- SPONSOR -Smiley face

Melanie Knauss Trump është 47 vjeç dhe ka lindur në Slloveni, në Novo Mesto. Në moshën 16 vjeçare filloi karrierën si modele duke firmosur kontratën e saj të parë me një agjensi italiane në moshën 18 vjeç. Flet shumë mirë gjuhën angleze, sllovene, serbo-kroate, italiane, gjermane dhe franceze. Mbasi u trasferua në New York për javën e modës ajo ka takuar bashkëshortin aktual, Donald Trump, më vitin 1998 dhe sëbashku janë martuar në vitin 2005 në Florida.

- SPONSOR -Smiley face