Veshje të një elegance të rafinuar dhe në disa raste të krijuara posaçërisht për këtë udhëtim shtetëror.

Fustane të gjata me prerje rrobaqepësie të klasit të lartë ato të veshura nga MelaniaTrump gjatë udhëtimit në Orient.  Gjithmonë shumë elegante dhe mbi taka të larta, First Lady lë pa fjalë me look-un monokromatik, por me shije tradicionale.

- SPONSOR -Smiley face

Gjatë vizitës private tek Muri i Madh Kinez Melania Trump ka veshur një fund të gjatë ngjyrë deveje kombinuar me një golf të zi cashmere marka The Row, dhe mbi supe një pallto të zezë Dolce&Gabbana. Për herë të parë ajo shfaqet me ballerina të sheshta të cilat mbajnë emrin e Louboutin World

Fustan Gucci i koleksionit vjeshtë/dimër 2016 e qendisur me motive kineze me tonalitete të rozës dhe bojëqiellit në një sfond të zi, jaka e lartë në stilin mandarin, mëngët mbuluar me peliçe rozë dhe një të çarë anësore. Fustani ishte qartësisht në nder të shtetit të Kinës.

Fustan Gucci

Ish modelja sllovene, ikonë elegance dhe perfeksioni, në takimin me Presidentin Xi Jimping prezantohet me një fustan të qepur posaçërisht për të nga Dolce&Gabbana. Me frymëzim nga orienti fustani i gjatë deri në fund të këmbëve i qendisur me lule rozë mbi një copë të zezë me mëngë treçerekshe.

Fustan Dolce&Gabbana

Kinë – Me ardhjen e çiftit presidencial në Kinë, Melania mban një veshje total black me pallton e zezë me linja chic firmosur Dolce&Gabbana.

Korea e Jugut – e zeza mbetet një nga veshjet të preferuara të Melanias e cila deri tani ka veshur dy pallto të zeza. Këtë rradhë me një model cashmere me një prerje të gjërë në pjesën e poshtme dhe një rrip në bel, Alexander McQueen, e kombinuar me doreza të bardha në rastin e vizitës në Varrezat Kombëtare në Seul.

Melania në ardhjen e saj në Seul, ka guxuar ngjyra të rafinuara si burgundy (bordo) me pallton e leshtë e atelies Delpozo me prerje shumë të strukturuara, mëngë treçerekëshe të fryra dhe me zinxhir. Qershia mbi tortë, këpucët lejla Louboutin të kombinuara në mënyrë perfekte.

Japoni- shumë e rafinuar me flokët e mbledhura dhe vathët diamant në rastin e mbrëmjes me Kryeministrin Japonez Shinzo Abe. Melania shkëlqeu me veshjen e saj të kuqe Valentino.

Një fustan me një elegancë të veçantë Dior zgjedhur nga Melania për vizitën në shkollën fillore në Tokio e shoqëruar nga bashkëshortja e Kryeministrit. Sërisht një fustan me prerje të strukturuara dhe mëngët si mantel. Kombinuar me një palë këpucë decollete argjent Manolo Blahnik.

Për mbërritjen e saj në Tokio First Lady ka zgjedhur një pallto shumëngjyreshe firmosur Fendi dhe taka të larta Manolo Blahnik.

- SPONSOR -Smiley face