Tetori është muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit në të gjthë botën,me synimin që të rritet vëmendja dhe mbështetja për sensibilizimin, zbulimin e hershëm dhe trajtimin e kësaj sëmundieje. Kanceri i gjirit zë vendin e parë në llojet e kancerit tek gratë në vendet e zhvilluara dhe në ato në zhvillim. Sëmundja prek të gjitha gratë por rreziku rritet me rritjen e moshës. Përgjithësisht preken gratë mbi 50 vjeç por kjo nuk do të thotë se nuk haset edhe në moshat më të reja.
Sipas statistikave 1 në 9 gra preken nga kanceri i gjirit në botë. Shumica e vdekjeve nga kanceri i gjirit ndodh në vendet me të ardhura të ulta dhe mesatare, ku shumica e grave të prekura diagnostikohen në faza të avancuara si pasojë e mungësës së ndërgjegjësimit në zbulimin e hershëm dhe barrierave në sistemin shëndetësor.
Në Shqipëri në vitet e fundit vihet re rritje të numrit të rasteve të prekura me kanecer të gjirit me një mesatare rreth 400-450 raste të reja në vit. Shqetesues është fakti që haset rritje e numrit të grave të prekura në moshat e reja.

Ja disa rekomandime mbi moshën dhe rrezikun

- SPONSOR -Smiley face

  1. Gratë që nuk kanë asnjë faktor rreziku, kanë një rrezik mesatar për të zhvilluar kancer gjiri. Atyre ju rekomandohet:

Nëse janë 20-40 vjeç

  • Ekzaminim klinik i gjirit te personeli mjekësor çdo tre vjet
  • Vetëkontroll mujor i gjirit

Nëse janë 40-50 vjeç

  • Ekzaminim klinik te personeli mjekësor çdo vit
  • Vetëkontroll mujor i gjirit

Nëse janë 50-70 vjeç.

  • Mamografi çdo 2 vjet
  • Ekzaminim klinik te personeli mjekësor çdo vit
  • Vetëkontroll mujor i gjirit
  1. Gratëqë kanë disa faktorë rreziku (si histori familjare apo personale, probleme beninje të gjirit,  fillim të hershëm dhe mbarim të vonshëm të menstruacioneve, moslindje ose lindje mbi moshën 30 vjeç, obezitet, ind të ngjeshur të gjirit dhe ekspozim ndaj rrezatimit terapeutik) kanë  një rrezik  më të larte se mesatarja për të zhvilluar kancer gjiri. Atyre ju rekomandohet:
    • Ekzaminim klinik i gjirit tek personeli mjekësor çdo vit
    • Konsultë me specialistin e gjirit
    • Mamografi (dhe EKO nëse është e nevojshme) çdo vit nga mosha 40 vjeç
    • Vetëkontroll mujor i gjirit
  1. Grave që kanë faktorë gjenetikë(janë bartëse të difektit BRCA1 apo BRCA 2), kancer gjiri te një familjar mashkull, kancer gjiri dhe kancer vezoresh në të njëjtin person, në dy ose më shumë familjarë të ngushtë ju rekomandohet:
  • Ekzaminim klinik i gjirit çdo gjashtë muaj
  • Mamografi dhe/ose rezonancë magnetike çdo vit nga mosha 25 vjeç
  • Konsultë me specialistin e gjirit dhe specialistin gjenetik

Si trajtohet

Kanceri i gjirit është ndër llojet e kancerit pothuaj tërësisht të trajtueshëm. Sot ekzistojnë mënyra të ndryshme të trajtimit si marrja e preparateve të ndryshme hormonale, kimioterapia, trajtimi kirurgjik etj. Fatmirësisht, pothuaj të gjitha mënyrat e trajtimit bashkëkohor ofrohen edhe në Shqipëri. Së fundmi kanë hyrë edhe preparate të cilat rrisin jetëgjatësinë për pacientët në faza të avancuara. Trajtimet e reja vonojnë progresin e sëmundjes shumë më mirë se preparatet e deritanishme, duke ofruar një mundësi të re për pacientët.

- SPONSOR -Smiley face