Zgjoheni në mëngjes, bëni dush, visheni, pastaj vendosni deodorantin. Apo jo? Ok, na vjen keq ta themi, por është një mënyrë shumë e gabuar. Gjëja e vetme që nuk duhet të bësh me deodorantin është ta përdorësh atë në mëngjes.

Ka një sërë arsyesh pse kjo është kaq e rëndësishme. E para, duhet kohë që deodoranti dhe antidjersa të absorbohen në lëkurë. Derisa produkti të hyjë, të veprojë në pore dhe të bllokojë djersën duhet pak kohë. Mbrëmja është koha ideale, sepse trupi bie në qetësi gjatë kohës që fle.

- SPONSOR -Smiley face

Ah, shqetësohesh se dushi i mëngjesit do të ta fshije deodorantin që ke vendosur një natë më parë, apo jo? Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar! Është i gjithë i absorbuar në lëkurë dhe nuk ka mbetur asgjë që mund të largohet me dushin.

Diҫka tjetër shumë e rëndësishme që nuk duhet anashkaluar: aktiviteti fizik i trupit është më i madh në mëngjes, ҫka do të thotë se nëse përdor deodorant në mëngjes, ka më shumë mundësi të largohet bashkë me djersën para se trupi ta thithë.

Fillo ta përdorësh deodorantin gjatë natës dhe nuk do ta ndjesh nevojën e tij para 24 orëve, edhe në mes të verës.

- SPONSOR -Smiley face