Aktorja amerikane nis një fushatë në rrjetet sociale, e cila po përhapet në të gjithë botën, dhe ka nxjerrë në sipërfaqe jo vetëm dhunën por edhe abuzuesit.

 

- SPONSOR -Smiley face

“Në qoftë se të gjitha gratë të cilat janë abuzuar ose dhunuar seksualisht të shkruanin #MeToo në statusin e tyre, mund t’i krijojmë një ide njerëzve se sa i përhapur është ky problem”. Me këtë status të postuar në Instagramin e saj para disa ditësh aktorja Alyssa Milano ka nisur një fushatë në rrjetet sociale, e cila është bërë menjëherë virale, dhe që synon të nxjerrë në pah të gjitha rastet e abuzimeve dhe të dhunës mbi gruan.

Brenda dy ditëve nga publikimi i këtij posti, aktorja ka marrë 6 mijë komente nga gratë të cilat kanë dashur të tregojnë eksperiencën e tyre. “Numri është me të vërtetë shumë i madh, dhe ndjeja që kishte ardhur momenti për të bërë këtë. Ka kaq shumë persona të cilat janë përballur më këto lloj abuzimesh në jetën e tyre dhe këto shifra nuk më çudisin dhe aq shumë” ka shpjeguar aktorja gjatë një interviste për revistën Variety.

Duke mar shkas nga çështja Weinstein, rreth të cilit vazhdojnë të dalin emra dhe dëshmi të reja të abuzimeve nga tashmë ish-regjisori, protagonistja e serialit “ Shtrigat” ka përfituar nga mediat sociale për të bërë të qartë se sa të përhapura janë në të vertetë abuzimet seksuale edhe midis njerëzve “të thjeshtë”.

#MeToo është shndërruar në një fushatë e cila ka sjellur shumë reagime dhe ka zgjuar ndergjegjen e atyre, të cilët nga turpi, nuk kanë treguar e as denoncuar asnjëherë dhunën që kanë vuajtur, por me surprizën më të madhe, ka bërë që edhe vetë abuzuesit të flasin, në një tjetër fushatë të quajtur #ihave.

- SPONSOR -Smiley face