Muzeu Historik Kombëtar në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave çelin ditën e hënë, ekspozitën “Vula të institucioneve të shtetit shqiptar”.

71 vulat e prezantuara në këtë ekspozitë janë pjesë e Fondit “Koleksion Vulash” (nr. 776). Të gjitha vulat kanë qenë funksionale në kohën e tyre, ndërsa sot ruhen në Arkivin Qendror Shtetëror.

- SPONSOR -Smiley face

Ekspozita është konceptuar në disa vitrina. Vulat janë ndarë sipas rendit kronologjik dhe tematik, në alternim me njëri-tjetrin. Vitrina e parë përmban vula të institucioneve fillestare të shtetit shqiptar (vitet 1912 – 1928), duke filluar me vulën Socheria e mesimit schipe bere – 16 decem – Bucurest 1881. Vitrina e dytë përmban vula të viteve të Shqipërisë Mbretërore, 1928 – 1929. Vitrina e tretë përmban vula të periudhës së pushtimit fashist, 1939-1943, ndërsa vitrina e katërt përmban vula të periudhës 1944 – 1976. Gjithashtu, në ekspozitë paraqiten vula të shoqërive patriotike dhe bamirëse, të institucioneve të trojeve shqiptare si Filati, Ulqini dhe Fushë Kosova (periudha 1939-1943), vula të ambasadave shqiptare nëpër vende të ndryshme, si edhe vula të komuniteteve fetare. Ekspozita mbyllet me vula të disa prej shoqërive tregtare të kohës.

- SPONSOR -Smiley face