Politikani centrist Micheal Martin është bërë sot kryeminsitër i Irlandës në krye të një koalicioni mes dy partive të vjetra rivale, katër muaj pas zgjedhjeve.

- SPONSOR -Smiley face

Marrëveshja e arritur sot bën që partia e Martin, Fianna Fail të qeverisë së bashku me partinë Fine Gael të kryeministrit në ikje Leo Varadkar, si dhe me partinë më të vogël Të Gjelbër.

Fianna Fail dhe Fine Gael i kanë rrënjët në palët kundërshtare të luftës civile të Irlandës pas marrjes së pavarësisë nga Britania e Madhe, dhe nuk kishin qeverisur asnjëherë së bashku.

“Unë besoj se politikat e luftës civile kanë marrë fund në vendin tonë,” tha Varadkhar. “Dy parti të mëdha po bëhen bashkë, me një tjetër parti të madhe, Të Gjelbrit, për t’i ofruar vendit atë çka ka nevojë, një qeveri të qëndrueshme për përmirësimin e vendit dhe botës”.

Dhoma e ulët e parlamentit irlandez zgjodhi kryeministër Martin me një votë prej 93-63, tre abstenime. Martin u takua më pas me presidentin irlandez Michael D Higgins për të marrë miratimin e postit.

Kryetarja e Sinn Fein, partisë më të madhe të zgjedhjeve të fundit, Mary Lou McDonald tha se partitë Fianna Fail e Fine Gael bashkëpunuan ne konspiracion për përjashtimin e zërave të më shumë se gjysmë milioni votuesve, duke e quajtur koalicionin një “martesë leverdie”.

Sipas planit të aprovuar nga anëtarësia e partive, Martin bëhet kryeministër ose sic quhet në vend ‘taoiseach’, për të shërbyer deri në vitin 2022, kur dhe do i rikthejë postin Varadkar.

Partia e majtë nacionaliste Sinn Fein u la jashtë qeverisë së re edhe pse në zgjedhjet e shkurtit morën numrin më të madh të votave. Megjithse u rendit e para Sinn Fein nuk arriti të mblidhte mbështetje për të formuar qeverinë.

Dy partitë centriste kishin shmangur prej kohësh Sinn Fein prej lidhjeve të saj historike me Ushtrinë republikane Irlandeze që ka kryer një fushatë të dhunshme nacionalizmi anti-britanik në Irlandën e Veriut.

- SPONSOR -Smiley face