Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro Furxhi surprizoi ‘8 Femrat” në teatrin  Aleksandër Moisiu, në shfaqjen e se dieles. Trëndafila rozë dhe të bardhë për “Artisten e Merituar” Yllka Mujo, e cila festoi ditëlindjen në skenë, rrethuar nga duartrokitjet e vazhdueshme të spektatorit, që nuk rreshtnin. Aktorja Zamira Kita  i dhuroi  buqetën artistes së mirënjohur, në emër të Ministres Kumbaro ku shkruhej:

- SPONSOR -Smiley face

Për “Kryeneçen”e dashur të të gjitha brezave 

MIRENJOHJE për kontributin, emocionin dhe dhënien  e mesazheve përmes TEATRIT. 

Jetë të gjatë në skenë Yllka Mujo! 

Me dashuri, Mirela Kumbaro 

Gabi” i saj shkëlqeu edhe këtë natë, siç ndodh me çdo shfaqje ku ajo ngjitet në teatër dhe i fal rolit karakter, mençuri, plastikë, energji, emocion. 

Jetë të gjatë Yllka Mujo ! Të urojmë te jetosh gjatë në skene dhe të vazhdosh të na trondisësh me personazhet që i ndjen në lëkurë.

- SPONSOR -Smiley face