Miriam Cani kishte  kohë të gjatë që ishte shkëputur nga jeta e saj artistike. Por sot ajo vjen më bukur se kurrë promovon këngën e saj më të fundit , “Meteor”. Një klip tepër interesant dhe tepër artistik i shtohet repertorit të këngëve të saj.

Ajo që vihet re shumë brenda këtij klipi është gërshetimi i lëvizjeve bashkohore të balerinëve në harmoni me skenografinë dhe plastikën e Miriamit që ka gjatë gjithë kohës në klipin e saj. Miriami di të godasi gjithmonë në shenjë kur bëhet fjalë për klipe. Një princeshë e mbuluar në flori si Miriami ,ishte kostumografia më e arrirë në këtë klip. Në video klipin e Miriamit kërcen edhe prima balerina e TKOB Adela Muçollari, e cila duket se ka rolin kryesor në këtë klip, këtu e vërtetojmë edhe njëherë që Miriami o e bën klipin siç duhet o nuk del fare. Urime Miriam Cani nga mulliri.al

- SPONSOR -Smiley face

- SPONSOR -Smiley face