Klaudia Kalia  u shpall fituese e “Miss Grand International 2017”, prej të cilës do të përfaqësonte Shqipërinë në Vietman. Gara në Vietnam ka nisur, por Miss-i ynë nuk ndodhet sepse askush nuk e ka shoqëruar në këtë kompeticion. E rëndë kjo, jo vetëm për Klaudian, por edhe për produksionin, pasi i humbën shancin Shqipërisë të merrte pjesë në një konkurs bukurie të përmasave të mëdha. Ndoshta për tu cliruar nga ndjenja e “fajit”, që nuk mundi të përfaqësonte vendin, edhe pse faji nuk është i saj, ajo ka shkruar një status ku shprehet qartë mërzitja, por njëherësh njofton se votat online kanë qenë të shumta.

- SPONSOR -Smiley face

“Për të gjithë adhuruesit e mi që më kanë mbështetur dua t’ju them që më vjen keq që nuk mund ta përfaqsoja Shqipërinë në Vietnam për arsye se shteti apo nëse mund ta themi më mirë produksioni përkates nuk i mbështet artistet. Edhe pse Miss Grand International që aktualisht po mbahet në Vietnam më mundësoi pjesën e pagesës ku gjithashtu dhe vizën arrita ta merrja pra cdo gjë ishte gati i vetmi problem ishte që nuk kisha asnjë shoqërues qe mund të më shoqëronte dhe as një mbeshtetje nga produksioni apo shteti jonë. Faleminderit pa masë mbështetësit e mi dhe organizatën e Miss Grand International që më mbeshtetën gjithashtu dhe fansave ne mbarë botën për votat online që herë pas here më klasifikuan ndër më të bukurat në të gjithë boten. Pra në top 5 e më të bukurave. Faleminderit fansave në Shqipëri gjithashtu dhe mos u mërzisni sepse “big projects are coming ” ndërkombetar gjithashtu. ( Me vjen keq për disa që nxjerrin hamendësime)”, shkruhet në postimin e saj.

 

- SPONSOR -Smiley face