Modeli i flokëve luan një rol shumë të rëndësishëm në pamjen tuaj fizike. Duke pasur parasysh disa truke dhe hile të thjeshta, ju do të dukeni 5 vite më të reja sesa mosha që jeni realisht. Modeli i prerjes së flokëve. Mënyra më e mirë që mund t’i prisni flokët dhe të dukeni edhe më e re sesa mosha që jeni realisht është duke një zgjedhur një model me pak shkallëzim, më të shkurtër dhe të çrregullt.Ngjyra. Ngjyra do të thotë shumë. Sa më e hapur dhe e çelët që ajo të jetë në raport me atë që keni momentalisht, aq më të reja do të dukeni. Gjatësia. Një prerje më e shkurtër do t’ju tregojë gjithmonë më të vogla në moshë.Volum. Nëse doni që të dukeni më pak vite sesa mosha reale, jepini më shumë volum flokut tuaj. Baluket Përveçse janë shumë trendi dhe ndryshojnë tërësisht look-un tuaj, baluket ju tregojnë më të reja. Viza e ndarjes. Floku i ndarë në mënyrë klasike në mes ju tregon më të mëdha në moshë. E kundërta ndodh me atë më pak të çrregullt.

- SPONSOR -Smiley face