Largimi nga emisioni “Jo Vetëm Modë”, mesa duket ka sjellë shumë ndryshime në jetën e Floriana Garos. Për një periudhë jo shumë të gjatë, vetë moderatorja lajmëroi fejesën me Enis Daçin, ndërsa pamë udhëtimet e saj të shumta në vende të ndryshme të botës. Tashmë, BalkanWeb ka zbuluar se Garo është aktualisht në një pritje të ëmbël, lajm që e ka konfirmuar ajo vetë. Moderatorja gjendet aktualisht në Zvicër, vend në të cilin punon dhe jeton edhe partneri i saj.

- SPONSOR -Smiley face