Për Mulliri.al prima balerina  e TKOB Ledia Sulaj, na bëri të ditur se “MONGER” balet me një akt zgjati përreth 60 minuta dhe u mbajt më datën 1 tetor në Fier, në Teatrin Bylis.

“Trupa e përzgjedhur e kërcimit të këtij baleti përbëhej prej gjashtë çiftesh, ndërkohë që një pulbik i mrekullueshëm me ovacione pa fund shoqëroi këtë mbrëmje artistike. Publiku mbeti në memoien tonë atë mbrëmje, ishte për tu marr si shembull”- shprehet Ledia Sulaj.

- SPONSOR -Smiley face

Me koreografi nga Izraelito- Amerikani Barak Marshall kjo shfaqe erdhi me një energji plot ngjyra dhe fliste më tepër gjuhën e theatre dance (kërcim teatër). Dymbëdhjetë shërbetorë që luftojnë për mbijetesë në sytë e pronares së shtëpisë ku hipokriza, lajkat, shkeljet me këmbë mbeten vetëm për ta pasur mirë me zonjën e shtëpisë, shprehet Ledia Sulaj duke na bërë pak të ditur libretin e këtij baleti.

“Ky balet është vendosur rreth 1000 herë në të gjithë botën dhe është aktuale kudo. E rëndesishme është se kritika  botërore ka folur me superlativa për të gjitha detajet e shfaqjes dhe kjo është tepër e rëndësishme”- shprehet për mulliri.al prima balerina  e TKOB, Ledia Sulaj.

- SPONSOR -Smiley face