Veza apo Kylie? Një luftë për like po zhvillohet në rrjetin social Instagram ku një post i një veze i ka shpallur luftë fotos më të pëlqyer në Instagram asaj të Kylie Jenner. Para disa kohësh ju treguam fotot më të pëlqyera në Instagram ku ajo më e pëlqyera ishte fotoja e Kylie Jenner me  vajzën e saj që ka plot 18 milionë like por disa persona që mesa duket nuk kanë çfarë bëjnë ndërmorrën një sfidë që të bënin foton më të pëlqyer në Instagram një vezë. Kështu fotoja tani numëron plot 17 milionë pëlqime dhe me shumë mundësi do i kalojë dhe 18 milionë pëlqimet e Kylie brenda ditës. Epo me shumë keq ardhje na vjen keq t’u themi që fotoja më e pëlqyer në Instagram do jetë një vezë…

Duke u Ngarkuar...

 

- SPONSOR -