Kazuo Ishiguro, fitues i çmimit Nobel për Letërsinë i këtij viti, do të jetë në duart e lexuesve në Panairin e Librit 2017! Një rrëfenjë me një thjeshtësi mashtruese do të zbulojë pak nga pak një thellësi emocionale të jashtëzakonshme: një nga veprat më të mprehta të Kazuo Ishiguros.

- SPONSOR -Smiley face

Rrëfimtarja e historisë, Keti, sot 31 vjeçe, gjatë fëmijërisë së saj ka jetuar në një shkollë private, një institucion pothuajse historik, të quajtur Heilsham. Në këtë shkollë, fëmijët ndiheshin të mbrojtur nga bota e jashtme dhe rriteshin të bindur se ishin të veçantë dhe se mirëqenia e tyre ishte jetësore për mbarë shoqërinë, pjesë e së cilës do të bëheshin një ditë. Keti e ka lënë pas prej kohësh fëmijërinë e saj idilike, por kur dy nga shokët e saj të vjetër të Heilshamit shfaqen sërish, ajo lëshohet në rrjedhën e kujtimeve. Kështu, teksa rizgjohet miqësia e saj me Ruthin, edhe simpatia e saj rinore për Tomin shndërrohet në dashuri. Kujtesa do të luajë një rol kryesor në ballafaqimet dhe peripecitë e dy të dashuruarve, të cilët do të përballen haptazi me të vërtetën dhe fatin e tyre.

- SPONSOR -Smiley face