Përdorni hashash? Mos e teproni gjatë! Ky është paralajmërimi i kërkuesve ndërkombëtarë, sipas të cilëve, sa më shumë të konsumosh lëndë narkotike, aq më të vështira do t’i keni marrëdhëniet me të tjerët, si dhe e sigurtë është që nuk do të paguheni shumë.

- SPONSOR -Smiley face

Gjatë studimit janë ndjekur fëmijët që nga lindja e deri në moshën 38-vjeçare, prej të cilëve janë kuptuar se ata njerëz që konsumojnë hashash 4 apo më shumë ditë gjatë javës, me kalimin e viteve përfundojnë në njerëz të kategorive sociale më të ulëta sesa prindërit e tyre.

Sipas studimit është zbuluar gjithashtu se përdoruesit në vazhdimësi të kanabisit përfundojnë të jenë punëtorë më pak të paguar, me më pak aftësi dhe me vende pune aspak prestigjioze, sesa ata që nuk janë përdorues të rregullt, apo që nuk e përdorin aspak kanabisin.
Vështirësitë financiare, vështirësi në ambiente pune por edhe në marrëdhëniet ndërfamiljare apo shoqërore, janë ato që ndjekin më së shumti jetët e atyre që konsumojnë lëndët narkotike, vështirësi të cilat sa vijnë e përkeqësohen me kalimin e viteve.

- SPONSOR -Smiley face