Sëmundja e zemrës është deri tani vrasësi numër një në mbarë botën duke u pasuar nga sëmundje të tjera të cilat pësojnë rritje të ndjeshme me kalimin e kohës. Shumica e vdekjeve të parakohshme globalisht janë shkaktuar nga sëmundjet e zemrës.

Sipas studimeve dhe hulumtimeve shkencore, duke u bazuar në studime reale të vdekshmërisë së njerëzimit, është vërejtur se njerëzit po jetojnë më gjatë. Gjatë dekadës së fundit kemi identifikuar progres të konsiderueshëm në uljen e vdekshmërive.

- SPONSOR -Smiley face

Në bazë te statistikave botuar në revistën mjekësore Lancet, “Sot, mesatarja e jetëgjatësisë globale për gratë është 75.3 vjet dhe 69.8 vjet për meshkujt.” Japonia ka jetëgjatësinë më të lartë (83.9 të dy gjinitë e kombinuara) dhe Republika Qendrore Afrikane ka më të ultat (50.2 vjet), “Jetëgjatësia më e lartë ishte në Singapor për burrat, në 81.3 vjet dhe në Japoni për gratë, në 86.9 vjet” shkruan ata.

- SPONSOR -Smiley face