Robert Aliaj replikoi ashpër në këtë edicion të “Dance with me” me një nga konkurrentet, Fiori Dardhën. Kjo e fundit mesa duket keqkuptoi një deklaratë të Robertit.

Fiori nuk lejon asnjë lloj kompromisi kur bëhet fjalë për familjen, ajo e tha hapur se nuk bën show për identitet.

- SPONSOR -Smiley face

Në këtë debat, ndërhyri edhe Valbona Selimllari. Ajo u shpreh me tone të larta:
“Mos bëj debat me mua. Kjo është një e vërtetë e dhimbshme e realitetit shqiptar. Ky është mendimi im dhe nuk dua komente për këtë gjë. Për aq sa tha Berti, meshkujt në shumicën e rasteve janë të dhunshëm. Nuk dua replikë për këtë gjë, është mendimi im, stop! Përsa I përket marrëdhënies personale, Berti nuk tu drejtua ty, asnjërit nga juve. Dha një mesazh përtej personales.”
Alketa Vejsiu gjatë debatit: Fevzi, na jep shkopin tënd magjik, Fevzi…
Publiku qesh.
Fiori Dardha: Ne po përpiqemi ta zhdukim dhunën në familje.Ti vuan shumë…
Robert Aliaj: Hijani mikrofonin asaj se i ngjan me akulloren.
Fiori: Unë nuk jam askush nga ato që je mësuar ti Robert. Këtë akulloren unë e lë tani edhe mund t’ja japësh gruas tënde në Belgjikë se e ke lënë vetëm atje. (Lë mikrofonin)
Alketa: Poshtë dhunës kundra burrave…

- SPONSOR -Smiley face