Si  përgatitet

Qërojmë patatet dhe i pastrojmë mirë. Pasi i kemi qëruar, i presim në feta të holla , formë të rrumbullakët.  I skuqim gradualisht në vaj jo shumë të nxehtë. Mbasi kemi mbaruar me skuqjen, i lëmë mënjanë për procedurën e radhës.

- SPONSOR -Smiley face

Qepët i presim në copa të vogla dhe i skuqim në zjarr të ulët. Pasi jane skuqur pak, hedhim edhe  domatet e grira në kube bashkë me salcën, dhe pak ujë. I lejmë të marrin një vale, e më pas shtojmë erëzat dhe kripën.

Bëjmë gati tavën duke filluar të shtrojmë patatet. Mbas saj vendosim shtresën e qepës. Vazhdojmë në të njëjtën mënyrë derisa kemi mbaruar patatet dhe qepën.

Përgatitja e salcës:
Miellin gjalpin i hedhim ne një tigan dhe mundohemi të skuqim miellin në gjalp.  Mbasi të ketë marrë pak skuqje, hedhim  qumështin e ftohtë, dhe pak piper. Rrahim vezën në një ene dhe e hedhim sipër duke u siguruar që salca të jetë  e ftohtë.

Hedhim salcën e përgatitur sipër tavës me patate dhe qepë. Nëse na pëlqen djathi parmixhan, atehere mund te hedhim para se ta fusim në furrë për 30 min ne  200°C.

Përbërësit:

550 gr patate

50 ml vaj ulliri I fresket
200 gr qepë
150 gram/domate dhe nje lugë salcë
kripë
gjethe dafine
piper

Salca

1 vezë. Piper dhe  pak djathë parmixhan

 50 gr miell
60 gr gjalpë
110 ml qumësht lope

Shijim te kendshem

 

- SPONSOR -Smiley face