Sezoni i mushkonjave ka filluar dhe janë  shqetësimet më të mëdha në verë. Të gjithë përpiqemi që të gjejmë nga një zgjidhje si të shpëtojmë nga pickimet  por harrojmë se disa nga zgjidhjet mund t’i kemi në shtëpitë tona. Më poshtë keni disa nga metodat më të mira për të shpëtuar nga mushkonjat.

Farat e karafilit: Merrni pesë gramë fara karafili dhe zjejini me një gotë ujë. Mjaftojnë 10 pika nga ky lëng që ta aplikoni në të gjitha zonat e zbuluara të trupit.

Duke u Ngarkuar...

Ekstrakti i Vaniljes: Aroma e vaniljes trullos dhe parandalon afrimin e tyre.Mjafton të përzjeni një lugë çaji vanilje me çfarëdolloj kremi të thjeshtë pa aromë dhe lyeni të gjitha zonat e zbuluara të trupit tuaj.

Uthull Molle: Është një ndër solucionet më efikase që mban larg padyshim mushkonjat.Mjafton të lyeni një pambuk me uthull molle dhe të lyeni zonat e zbuluara të trupit me të para se të flini apo kur qendroni në ambjente ku mushkonjat hyjnë lehtësisht.

Kamomili: Një prej bimëve mjekësore më të lashta ka efekt paralizues ndaj qelizave nervore të insekteve.Ndaj ju mund ta thani dhe ta shpërndani nëpër shtëpi.Mund të vendosni pak kamomil të tharë në parvazin e dritareve ose mund ta përgatisni në formën e çajit dhe të lyeni trupin me të.Në këtë mënyrë edhe lëkura e trupit do të bëhet e butë dhe e lëmuar.

Borziloku i freskët ose gjethet e domates: Mushkonjat nuk e tolerojnë dot erën që lëshojnë këto bimë, ndaj mos nguroni t’i përdorni.Zieni në një filxhan çaji 10 apo 15 gjethe borziloku të freskët apo disa gjethe domatesh dhe kur të ftohet lyeni trupin me to para se të flini.

Vaji esencial i borzilokut, eukaliptit ose farave të karafilit: Vajrat esenciale janë më të mirët kundër mushkonjave.Nëse keni në shtëpi vaj esencial borziloku, eukalipti apo karafili, shtoni pesë deri në dhjetë pika të vajit esencial në një gotë me ujë dhe lyeni zonat e pambuluara nga rrobat.Me të mund të lyeni edhe një copë pambuku dhe ta vendosni në dritare që të mbani mushkonjat larg.

- SPONSOR -