Ajo është një ndër aktoret më të famshme në botë dhe di gjithmonë se si ta rrëmbejë vëmendjen. Filmi ikonë në të cilin u u përjetësua në kinematografi, është padyshim “Basic Instinct”. Ndërsa ka folur për revisten “Allure”, për të cilën ka pozuar me të brendshme, Sharon Stone ka thënë se ndjehet më mirë tani, se kur ishte vajzë. “Më pëlqen trupi im”, tha 61-vjeçarja. “Kur isha më e re, më thoshin gjithmonë çfarë problemesh kisha me trupin”, tregon ajo. Lidhur me filmin e famshëm “Basic Instinct”, Stone thotë se nëse do e luante në këto kohë, nuk do të bënte të njëjtin efekt, pasi tashmë lakuriqësia është sheshit.

- SPONSOR -Smiley face