26 vite më parë, në mediat botërore mori shumë vëmendje rrëzimi në pasarelë i modeles së njohur, Naomi Campbell. Teksa sfilonte për Vivienne Westwood, Naomi u rrëzua dhe sipas saj, të gjithë filluan të qeshnin. Gjatë një interviste të Naomit dhe Vivienne për “British Vogue”, modelja u shpreh se u ndje shumë në siklet, por i dha forca vetes të ringrihej e të vazhdonte me sfilatën. “Ka një sekret për të ecur në këpucët tuaja”, ju drejtua Naomi  Vivienne-it. Campbell shtoi se të nesërmen shtypi shkruajti shumë për të, madje shumë dizajnerë kërkuan nga ajo ta bënte sërish, për shkak të vëmendjes së mediave. Ndërsa Westwood u shpreh se Naomi ishte sërish e bukur dhe kur u rrëzua, si një gazelë.

- SPONSOR -Smiley face