Një sërë aktivitetesh do të mbahen në Tiranë për Natën e Bardha. Mulliri.al, ju sjell programin e aktiviteteve, në mënyrë që ju vetë të përzgjidhni ku do të shkoni…

- SPONSOR -Smiley face

Ministria e Kulturës në bashkëpunim me institucionet e artit organizojnë më 29 nëntor: “Nata e Bardhë”, koncept i një përpjekjeje për të sjellë artin pranë njerëzve në hapësirat publike, me një qëllim për të krijuar art të kuptueshëm për audiencë të madhe, duke frymëzuar dialogun dhe angazhimin e publikut për të kuptuar rëndësinë e saj dhe duke ndjerë ndikimin në hapësirën publike. Një ngjarje e lirë që inkurajon festimin dhe angazhimin e komunitetit. 29 Nëntori një natë e gjatë, ku qyteti dhe institucionet e artit do të gjallojnë me aktivitetet e artit, ekspozita, teatër, filmat duke e kthyer “Natën e Bardhë” shqiptare një event kulturor që e afron Tiranën me shumë qytete evropiane. Për një natë, hapësirat e qytetit do të shndërrohen në ekspozita të përkohshme Arti.

28 Nentor, ora 19:00- Sheshi Skenderbej- Opera in Air- Opera “Skenderbeu”, me pjesemarrjen e solisteve, korit, orkestres se TKOB, baletit, si dhe per here te pare, korit te femijeve te shkollave te Tiranes

QENDRA KOMBËTARE E KULTURËS PËR FËMIJË DHE TEATRI KUKULLAVE 

Ora 18:00

Ekspozita e pikturës me punimet e fëmijëve kushtuar Ditës së Pavarësisë në Hollin e Teatrit të Kukullave.

Ora 10:00 e në vazhdim Koncert Festiv: Programacion i zgjedhur me krijimtari të reja nga kurset e fëmijëve të qendrës duke ju përshtatur tematikës së kësaj dite.

Katër shfaqje teatrore për femijë: ~Kësulkuqja. ~Qeni që nuk dinte të lehte ~Kush është fajtori ~Princesha Teutë

Në vazhdim do shfaqen filma për fëmijë të huaj dhe Shqipëtar: ~Mimoza Llastica ~ Një gjeneral kapet rob

TEATRI KOMBËTAR

Ora 19:00 “Mashtrimi”

Ora 23:00 One Man Show. “Plako t`majt e jotja” nga Gent Hazizi

CIRKU KOMBËTAR

Ora 10:00

Program me numra të përzgjedhur.

GALERIA KOMBËTARE E ARTEVE

Ora 18:00 e në vijim: ~ Ekspozita e artistit bashkëkohor nga Kosova Zeni Ballazhi. ~Ekspozita e artistes gjermane Rosamarie Trocker. ~ Linja Muzeale të GKA. ~Ekspozita e artistit britanik Grayson Perry

ARKIVI QENDROR SHTETËROR I FILMIT

Gjatë gjithë mbrëmjes AQSHF do të jetë e hapur për vizitorët. Pritje e vizitorëve, foto në ambjentet e AQSHF-së, vizitë në ambjentet e punës, biseda me stafin.

Ora 18:00

“Lule të kuqe lule të zeza” Mevlan Shanaj 2003, 95’ projeksion në 35mm me titra anglisht.

Ora 19:35

Bisedë me të ftuarit Natasha Lako, skenariste dhe Mevlan Shanaj, regjisor i filmit

Ora 20:00

Çatia / Il Tetto, Vittoria De Sica, Itali 1955, 100’, projeksion në 35mm me titra shqip

MUZEU HISTORIK KOMBËTAR

Ekspozitë me rastin e 105-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë! Nën organizimin e Muzeut Historik Kombëtar në bashkëpunim me Qendrën Mbarëkombëtare të Koleksionistëve të Shqipërisë në këtë ekspozitë do të gjeni: Penën, me të cilën është nënshkruar Akti i Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë; aparatin telegrafik mors, me të cilin Qeveria e Përkohëshme e Vlorës ka marrë e ka dhënë telegrame gjatë periudhës 1912-1914; objekte personale të protagonistëve të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë; dhe më e rëndësishmja 30 flamuj të periudhës së Pavarësisë, foto origjinale të Ismail Qemalit dhe foto të firmëtarëve.

- SPONSOR -Smiley face