Uilliam Shekspir do të vijë në skenën e Teatrit Metropol në sezonin Dimër 2017, me shfaqjen “Nata e Dymbëdhjetë”. Ngjarjet e kësaj komedie, cilësuar nga pjesa më e madhe e studiuesve si më e mira e tij, ndodhin në Ilirinë e kohërave të hershme, tashmë Shqipëria, dhe besohet se ai e shkroi rreth vitit 1601.

Teatri Metropol dhe regjisori amerikan Justin Anderson do ta sjellin veprën në një tjetër kohë, në Shqipërinë e viteve 1800, koha e Lord Bajron, Ali Pashës dhe fotografëve Marubi. Nga data 6 Dhjetor, në Teatrin Metropol.

- SPONSOR -Smiley face