Giffoni ndan çmimet. Artur Gorishti fiton filmin më të mirë. Ajtoni, djali i Visar Zhitit kthehet në trofe
Përfundoi sot edicioni i 12-të i Festivalit Ndërkombëtar të filmit për të Rinj dhe Fëmijë Giffoni Shqipëria. Pas prezantimit të 7 filmave mes tyre edhe tre shqiptarë, përgjatë tre ditëve festival, debate, diskutime, pyetje nga nxënësit dhe përgjigje nga autorët e filmave, sot, ditën e katërt, dy juritë e nxënësve pasi votuan një nga një, shpallën edhe çmimet për këtë edicion.

- SPONSOR -Smiley face

Filmi “Veloce come il Vento”, me regji të Matteo Rovere, fitoi çmimin e jurisës së grupmoshës 16-vjeçare, me 250 antarë nga shkollat e mesme të kryeqytetit.

Filmi “At Eye Level”, me regji të Evi Goldbrunner dhe Johachim Dollhopf, fitoi çmimin e jurisë së grupmoshës 13-vjeçare, me 250 të tjerë të shkollave nëntëvjeçare.
Filmi shqiptar “Frymë”, me regji të Artur Gorishtit, fitoi çmimin “Xhanfize Keko”, trofe që mban emrin e regjistores më të njohur shqiptare të filmave për fëmijë.
Përveç prodhimeve kinematografike, u dha edhe një Çmimi “Arjon Zhiti” për antarin më të mirë të jurisë, që për këtë vit ishte nxënësja e Shkollës Çajupi, Refxhei Tole.
Ky edicion i 12-të i Giffone Shqipëria është edhe i fundit që festivali vjen në këtë formë, duk e i paraprirë një reformimi tërësor të Giffoni Shqipëria, drejt një projekti të madh e afatgjatë për zbulimin dhe formimin e kineastëve të rinj.

- SPONSOR -Smiley face