Ndërron jetë në moshën 91-vjeçare Hugh Hefner, themeluesi i revistës “Playboy” që solli ndryshim në kulturën seksuale. Ai vdiq për shkaqe natyrale në shtëpinë e tij.

- SPONSOR -Smiley face

Hefner e nisi këtë “çmenduri” në vitin 1953 duke botuar nga kuzhina e shtëpisë së tij. Sipas vetë Hefner, kjo ishte një mënyrë për ti’u kundërvënë puritanizmit Amerikan. Ky do të ishte edhe fillimi i një ndryshimi të madh që do të prekte shekullin XX duke bërë që modelet e “Playboy” të bëheshin objekt fantazie i miliona meshkujve.

Hugh Hefner ishte i njohur si donzhuan dhe thoshte se kishte patur raporte intime me më shumë se 1000 gra. Martesa e tij e fundit është bërë në vitin 2012 me një grua, e cila ishte 60 vite më e madhe se Hefner.

- SPONSOR -Smiley face