Aktori amerikan, David Cassidy, që u bë i njohur me The Partridge Family para se të shndërrohej në idhullin e popit të adoleshentëve të viteve ‘70, është ndarë nga jeta në moshën 67 vjec. Ai ishte shtruar në spital javën e kaluar pas një serie problemesh ndërkohë që më herët, vetë ai kishte pranuar se ishte prekur nga demenca dhe se do të ndalte turnetë në mënyrë që të shijonte jetën. Cassidy kishte lindur në Nju Jork, në një familje të afërt me industrinë e argëtimit. Babai i tij ishte këngëtar dhe aktor dhe nëna e tij, aktore. Ai u bë një yll duke luajtur Keith Partridge, në The Partridge Family – një sitcom i viteve ‘70 që fliste për një nënë dhe pesë fëmijë që krijuan një grup rock and rolli. Ky shou nxorri në dritë edhe disa këngë hite si ” I Think I Love You’. Ai pati sukses në karrierën muzikore dhe në aktrim po ashtu. Ka marrë disa nominime për çmimet Grammy dhe ka shitur më shumë se 30 milionë disqe në të gjithë botën. Në kulmin e famës së tij, në vitet ‘70, fan klubi i tij kishte anëtarësi më të madhe se ato të Beatles dhe Elvis Presley.

- SPONSOR -Smiley face

- SPONSOR -Smiley face