Ndërron jetë njëri prej mafiozëve më të mëdhenj në historinë e shtetit Italian, kreu i “Coza Nostras”, Salvatore Riina. Ai ka ndërruar jetë në moshën 87-vjeçare si pasojë e një sëmundjeje të rëndë. Toto, siç e thërrisnin të gjithë vuante dënimin prej 26 burgimesh të përjetshme që prej vitit 1993. Kreu i Cosa Nostras mbante autorsinë e urdhërimit të mbi 150 vrasjeve nga më brutalet duke përfshirë edhe vrasjet e gjykatësve Giovanni Falcone dhe Paolo Borsellino, dy nga më të bujshmet në Itali. Pas vdekjes së tij mendohet se organizata kriminale “Cosa Nostra” mund të dobësohet duke çuar në rënie të kriminalitetit në vend. Riina kurrë nuk shfaqi pendesë për krimet e tij.

- SPONSOR -Smiley face