“Game of Thrones” është një nga serialet më të ndjekura dhe fansat e këtij seriali janë shumë të lumtur që më në fund pas 2 vitesh mungesë seriali u rikthye me sezonin e tij të fund. Dhe si një nga serialet me fansat më të zjarrtë, ka dhe nga ata që nuk kanë dashur të humbin premierën e filmit dhe kanë marrë leje për të mos shkruar në punë. Duke qënë se seriali në SHBA transmetohet në darkë, në Australi ora i bie të jetë mes 09:00 dhe 11:00, që është fiks orar pune. Shefat e kompanive në Australi ishin paralajmëruar se do kishte kërkësa të mëdha për pushime shëndetësore dhe ashtu ndodhi. Pronarët e kompanive të ndryshme u përballën me mungesa të mëdha në punë që sollën dhe jo pak probleme në organizata prodhimi.

Duke u Ngarkuar...

 

- SPONSOR -