Të gjithë sytë tek Selena Gomez në American Music Awards 2017. Jo vetëm për shkak të rilidhjes së saj me Justin Bieber, por pamja e saj e re, një Selena bionde.Ky është momenti i parë që Selena këndon live pas shumë kohësh, teksa 25-vjeçarja rikthehet aktive në karrierë pas disa problemeve personale, shkruan tch.

Dy muaj më parë Gomez bëri të ditur se kishte bërë transplant të veshkës, që e shpëtoi atë nga diagnoza Lupus, e cila e detyroi të merrte trajtim për ankth dhe depresion në 2016. Gjithashtu Selena ka bërë lajm për lidhjen e saj afërsisht një vjeçare me The Weeknd, dhe më pas rilidhjen e mundshme me ish-in Justin Bieber.

- SPONSOR -Smiley face

- SPONSOR -Smiley face