Facebook Messenger ka njoftuar se ka ngritur rezolucionin e fotografive që u dërgohen marrësve në bisedë private. Aplikacionet e mesazheve siç janë Facebook Messenger, WhatsApp, Viber erj., zvogëlojnë kualitetin e fotografive të dërguara tek marrësi. Por tani gjërat kanë ndryshuar! Një përditësim i ri do t’ju lejojë të dërgoni fotografi deri në 4096 x 4096 piksele. Shumë telefona këto ditë përdorin kamera 12MP, dimensioni më i gjatë i të cilëve është midis 4000 dhe 4048 piksele. Pra, nëse dërgoni fotografi nga një iPhone X, Pixel 2, ose Samsung Galaxy S8 ose Note8, marrësi juaj duhet t’i marrë ato në kualitetin e plotë.

- SPONSOR -Smiley face

- SPONSOR -Smiley face