Tashmë do të keni 31 arsye për të shkuar në Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”. Janë 12 shfaqje premierë për këtë sezon pjesë e kalendarit artistik 2017-2018, dyfishi i produksioneve krahasuar me një sezon më parë. Për fëmijë do të ketë 7 produksione, dy prej të cilave janë shfaqur tashmë, “Princesha e gjelbërt” dhe “Eni”. Do të ketë 2 shfaqje për adoleshentë dhe shfaqje me fëmijë me aftësi ndrshe.

- SPONSOR -Smiley face

Tema e këtij sezoni në TKEKS është “Në shtrat me armikun”, ndërsa motoja “Për çdo hap në dritë duhet paguar taksa e hijes. Për çdo hap në errësirë paguhet gjithë mungesa e dritës”. Nga 12 shfaqje që do të vinë premierë, katër prej regjisorëve do të jenë të huaj. Për këtë vit, në këtë teatët do të funksionojnë tre salla: Molier, Gete dhe Lord. Brenda një nate, do të ketë aktivitete në të treja sallat.

Qëllimi i këtij sezoni për të drejtorin, Kiço Londo dhe të gjithë stafin e Teatrit Eksperimental është të kenë një teatër cilësor për të gjithë.

- SPONSOR -Smiley face