Të shumtë kanë qenë njerëzit që janë pikëlluar për ndarjen nga jeta të 31-vjeçares, Adela Xhamani. Edhe nëna e Bjordit, nuk ka nguruar të shkruajë një mesazh lamtumire për humbjen e asaj që e konsideronte model të vajzën shqiptare.

- SPONSOR -Smiley face

“Me dhimbjen që nuk ma përballon shpirti, po të shkruaj e dashura Adelajda…
Ti hyre në jetën tonë, me çiltersinë tënde,dhe le aty vetëm dashuri…. Ishe një nga krijesat më speciale dhe më korrekte që kam njohur deri tani dhe do të mbetesh gjithmonë në shpirtin tim si modeli i vajzës së vërtetë shqiptare… Një gjë nuk e bëre mirë zemra ime… Nuk mendove për mamin tënd, që të kishte piķë të dobët,e siç e thërrisje ti, ‘mbretëresha ime’. Nuk dua ta besoj akoma ikjen tënde kështu papritur, por jam e bindur, që Zoti të cilin ti e besoje dhe e doje shumë, të përzgjodhi për veten e tij. Sigurisht atje në parajsë do të shkëlqesh si një YLL dhe do të jesh Engjëlli më i bukur dhe më i vlefshëm. I pa harruar kujtimi yt….
Të puth fort.
Adelajda Xhamani.”, shkruan Antoneta, nëna e Bjordit.

- SPONSOR -Smiley face