Nëna e moderatores Fiori Dardha është një histori suksesi në përballjen me kancerin e gjirit. Pas shumë e shumë përpjekjesh ajo ja ka dalë mbanë dhe sot jeton e lumtur me familjen e saj të mrekullueshme.

Donika Dardha një zonjë shumë e fortë dhe guximtare, mbijetuese e kancerit të gjirit dha një mesazh për gjithë gratë që duhet të përballen me këtë sëmundje. Ja si u shpreh ajo:

- SPONSOR -Smiley face

“Jam shumë krenare dhe e emocionuar. Kjo është një sëmundje që do kalojë, kalon me përkushtim, me çlodhje dhe me argëtim. Kjo është një sëmundje që nuk kuptohet pasi nuk e ndien se çfarë ke në trup. Nëse e zbulon herët të bën jetesën e gjatë. Unë e kam zbuluar shumë herët falë mjekëve dhe e ndiej veten shumë mirë.”- u shpreh Donika Dardha.

Pas fjalës së saj gjithë të pranishmit duartrokitën.

- SPONSOR -Smiley face