Aktori i njohur i teatrit dhe kinemasë, Neritan Liçaj ka qenë ndër artisët që me statuset e tij ka kundështuar lidhur me projektin e Ministrisë së Kulturës për Butrintit. Edhe ditën e sotme, ai ka publikuar një status ku i kërkon ministers Mirela Kumbaro të shohë se çfarë po shkatërron. Ai gjithashtu replicon me miqtë e tij në FB, duke i thënë se nuk mund të bëjnë ç’të duan me këtë vend, sidomos me vlera të tilla Kombëtare dhe Botërore.

- SPONSOR -Smiley face

“Ju lutem, ju lutem shiheni përpara se të bëni like ose koment. Ky është Butrinti në 3D.Olti komplimente për këtë mrekulli artist. Sipas legjendës, Enea i mbeturi i fundit nga herojt e TROJËS, mbërriti këtu me të mbijetuarit e masakrës. Pyes Ministren Kumbaro: Nëse do kthehej nga legjenda në këtë moment heroi i madh, me çdo i blinte qoftet dhe sallamkat, me €,$,£ apo lekë? Nuk besoj t’i njohë! Shiko e nderuar ministre se çfare po bën, çfarë po shkatërron!”, shkruan aktori Neritan Liçaj në Facebook, krahas videos së postuar.

- SPONSOR -Smiley face