Kursimet janë pjesë e rëndësishme e marrëdhënieve tona me bankën. Disponueshmëria e kursimeve është një mjet shumë i rëndësishëm i sigurisë për të gjithë, sepse ka momente në jetën e të gjithëve kur paratë nevojiten urgjentisht dhe ju nuk duhet gjithmonë të aplikoni për kredi, ose të zhyteni në borxh. Kursimet ju ndihmojnë për të zhvilluar një shprehi të trajtimit të parave tuaja në mënyrë më racionale dhe bëjnë që të jeni të vetëdijshëm për vlerën e tyre reale. Kursimet ju lejojnë t’i përmbushni nevojat tuaja financiare pa marrë kredi vazhdimisht dhe ju ndihmojnë për të shmangur rrezikun e të qenit në borxhe të mëdha. Nuk është e nevojshme që të keni shumë para për të kursyer, është e mjaftueshme që të ndani mënjanë shuma të vogla të parave, mirëpo në mënyrë të rregullt.

- SPONSOR -Smiley face

Është më e sigurt të mbani kursimet tuaja në bankë se sa në shtëpi. Përveç se janë institucione të qëndrueshme dhe të besueshme, bankat kanë masa të gjera të sigurisë. Përveç faktorit të sigurisë, në qoftë se kurseni në një bankë ju do të fitoni interesin mbi shumën dhe banka mund t’ju ndihmojë t’i planifikoni kursimet tuaja në një mënyrë më të mirë. Në mënyrë që të filloni kursimin, ju duhet të keni vendosmëri dhe disiplinë, dhe kjo nuk është aq e vështirë. Nëse keni marrë ndonjëherë kredi dhe e keni paguar atë në këste mujore, kjo do të thotë që ju mund të ndani mënjanë kursime të rregullta. Këstet që keni paguar për një kredi mund të jenë sot këste tuaja për një depozitë kursimi. Megjithatë, në krahasim me kredinë, me kursime ju do të jeni financiarisht shumë më mirë në fund të periudhës. Ju do t’i keni kursimet tuaja dhe do të keni fituar interes në to.

Në këtë pjesë ne dëshirojmë t’ju japim informacione të rëndësishme dhe të dobishme mbi kursimet dhe si të zgjedhni produktin e duhur të kursimeve për të përmbushur nevojat tuaja. Pasi që kursimet janë një fillim drejt së ardhmes financiarisht më të qëndrueshme për ju dhe familjen tuaj, ne ju inkurajojmë fuqimisht të filloni të kurseni dhe të menaxhoni financat tuaja me përgjegjësi!

Gjëra të rëndësishme që duhet t`i dini për kursimet!

Kursimet na mësojnë t’i përdorim paratë në mënyrë më racionale dhe të ndërgjegjësohemi mbi vlerën e tyre të vërtetë. Kursimi është një zakon shumë i dobishëm, pasi na jep siguri dhe na ndihmon që t’i përballojmë me lehtësi situatat kur kemi nevojë të menjëhershme për para. Me kursime nuk nënkuptojmë vetëm ruajtjen e parave, por njëkohësisht investimin e tyre në një periudhë të nevojshme.

Vendimi më i vështirë dhe më i rëndësishëm që ju duhet për të ardhmen tuaj është që të jeni të bindur se: “Doni të kurseni”.

Sigurisht, kjo është më e lehtë për t’u thënë sesa për t’u vënë në praktikë. Ne duam t’ju japim disa këshilla praktike për kursime pa u bërë cikërrimtarë, por duke u bërë vigjilentë në shpenzimet që bëni.

Kursimet nënkuptojnë ruajtjen e parave dhe investimin e tyre në një periudhë të nevojshme.

  • Përcaktoni qëllimin e kursimit tuaj
  • Përcaktoni shumën që dëshironi të kurseni çdo muaj (përshtateni shumën me të ardhurat dhe kostot tuaja mujore)
  • Kontrolloni shpenzimet që bëni
  • Zvogëloni kostot e faturave tuaja
  • Jini këmbëngulës – pranojini kursimet si detyrimin tuaj mujor

Gjithkush mund të kursejë, varësisht nga të ardhurat që ka!

- SPONSOR -Smiley face