Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, në nderim të jetës dhe veprës së artistes së madhe, Nexhmije Pagarusha, ka vendosur që ditën e varrimit të saj, 9 shkurt 2020, ta shpall ditë zie shtetërore në tërë territorin e Republikës së Kosovës. Thaçi e ka marrë këtë vendim në shenjë respekti për ikonën shqiptare, e cila për vite të tëra solli muzikë që do të mbahet mend ndër breza. Ditën e nesërme flamuri i Kosovës do të ngrihet në gjysmështizë në të gjitha objektet shtetërore të Republikës brenda dhe jashtë vendit. Bilbili i muzikës shqiptare ndërroi jetë në moshën 86-vjeçare dhe varrimi do të bëhet nesër sipas amanetit të saj. Trupin e saj do e çojnë në Pagarushë, në vendin e lindjes së këngëtares. Ndërkohë ditën e sotme do të mbahen homazhe në nderim të figurës së të madhes Nexhmije Pagarusha.

- SPONSOR -Smiley face