Nga Riselda Sejdiu

Ajo që unë dua të kem është një art i ekuilibrit, i pastërtisë dhe i qetësisë pa përmbajtje shqetësuese dua një ndikim qetësues në mendje, si një kolltuk i mirë që ofron relaksim nga lodhja fizike”.

- SPONSOR -Smiley face

Ne kur ushtrojmë yoga  shohim ndryshime në korniza të shkurtra kohore, orë për orë, ditë-për-ditë – me ndryshime të menjëhershme në humor, në motivim,  dhe lehtësirave të tjera që reagojnë në mënyrë konstruktive ndaj streseve – dhe për më gjatë nuk ndiejmë  lodhje kronike, djegie, vështirësi të vazhdueshme në pushim dhe rimbushje, bëjmë gjumin e rehatshëm dhe ndihemi të përpiktë në ndjekjen e planeve afatgjata.  Trupi e menaxhon këtë ekuilibër nëpërmjet sistemit nervor autonom, me tufa të ndryshme nervash që shfaqen nga fushat kryesore të trurit në të gjitha fushat e trupit. Sistemi nervor autonom funksionon kryesisht në autopilot, dhe ndryshe nga nervat që sinjalizojnë muskujt tanë për të lëvizur në komandë, nuk mund të ushtrojmë kontroll të vetëdijshëm mbi reagimet. Në fund fare mund t’ju them sërish se yoga dhe frymëmarrja ndihmojnë mendjen tuaj të lëshohet në një liri që vetëm ju që e praktikoni mund ta dini vërtetë emrin e asaj që përjetoni dhe ju përket plotësisht.

 

- SPONSOR -Smiley face