Shpesh herë mezi presim të shkojmë diku për të pushuar, qofshin ato pushime dimri apo vere, por kur kthehemi secili prej nesh mendoj se ndihet ndryshe sepse jeta nuk mund të jetë pushim. E them këtë sepse vet çdo ditë falenderoj Perëndinë, që kam një punë që e bëj me shumë dashuri dhe pasion dhe falë punës kam arritur të kuptoj edhe shijen e pushimeve. Kam pasur një periudhë në jetën time që nuk punoja dhe kur lëvizja me pushime nuk arrija dot të kënaqesha në maksimum si i shijoj tani. Kuptova që kjo ndodh sepse nga pushimi në pushim ku mund ta kuptosh dhe ta ndjesh pushimin?! Kur jemi pushim ose vërdallë shtëpisë 24 orë , gjithmonë na shqetësojnë gjërat pa vlerë , gjërat e vogla,ose ushqejmë veten me problematika boshe, njëri pa punë ç’të them.

Duke u Ngarkuar...

Ne stërvitemi për të pritur që një kusht i caktuar duhet të jetë i pranishëm para se të mund të jemi të lumtur.

Më keq akoma, ne stërvitim veten për të besuar se ne DUHET të jemi të lumtur në çdo kohë, por kjo gjë nuk do të ndodhi nëse vazhdojmë pushimet edhe brenda shtëpisë duke e kthyer virtualitetin pronarë të jetës sonë.

Pra, ne i kushtojmë shumë presion vetes që të ndihemi mirë gjatë gjithë kohës.Këshillë! Pse nuk del të bësh ndonjë punë, do të ndihesh e zënë me punë dhe nuk do merresh shumë me veten dhe të tjerët përreth do ti bësh të lumtur.

A na duhet shumë punë të bëjmë gjithçka që mundemi për ta ndryshuar jetën tonë nëpërmjet punës.

Por çfarë është me të vërtetë lumturia?
Këtë nuk di ta përkufizoj siç duhet se nganjëherë varet nga njerëzit por më duhet të them se ju duhet të gjeni një punë që të ndani pushimet turistike nga ato 24 orëshet.

Dhe esenca thelbësore është se ne jemi  mirëqenie e vetvetes.Do të thotë që pa marrë parasysh se çfarë po ndodh rreth nesh, ne kemi aftësinë për të ndier  paqe me veten tonë.

Kështu që mua më duhet të them që më duket shumë e drejtë  që  shumica prej nesh  domosdoshmërisht duhet të besojë në punën e përditëshme dhe në lumturinë e përkohshme, aty do të kuptoni se sa vlerë keni vërtetë si njeri.Gjej një punë dhe shijo pushimet sezonale jo pushimet , ti , shtëpia dhe celulari./mulliri.al

Artikull nga dr.Riselda Sejdiu

- SPONSOR -