Në Spanjë, një grup profesionistësh të reklamave dhe komunikimit vendosën të krijonin një projekt inovativ me një vlerë të thellë shoqërore: transformimin e jetës së fëmijëve të rrugës, emigrantëve dhe shitësve të rrugëve, të cilët arritën në Evropë në kërkim të një jete më të mirë. Agjencia ka lëshuar një video promovuese në të cilën djemtë kërcejnë, sfilojnë dhe pozojnë. Qëllimi është që të ndryshojnë perceptimin e njerëzve ndaj tyre, duke i shfaqur ata me rroba elegante për të sfiduar paragjykimet. “Ne duam t’i japim këtij grupi të të rinjve një moment lavdie dhe të hapim një dritare të re për të ardhmen”, tha krijuesi i projektit Julián Zuazo.

- SPONSOR -Smiley face