Nga Silvana Begaj

- SPONSOR -Smiley face

O njeri, mbushe kafkën me verë para se të mbushet me dhe! O njeri i plotfuqishëm! O mbreti i fateve të vendit dhe të botës! Hap sytë dhe shiko përreth! A ke forcë të ndalosh këtë mankth që ka zaptuar pjesën më të madhe të planetit? A ke forcë të ndalosh vdekjen e të dashurve të tu?

Mbi të gjitha, a ke forcë të ndalosh vdekjen tënde? Të dy e dimë që jo! Kështuqë përkulu dhe prano! Ti! O njeri i madh dhe i vogël, i bukur dhe i shëmtuar, i bardhë dhe i zi, i pasur dhe i varfër, i ditur dhe i paditur, i fuqishëm dhe i pafuqishëm, je Askush dhe Gjithkush, je Asgjë dhe Gjithçka! Sa vlerë ka sot dija, bukuria apo pasuria? Sot, ti duhet të pranosh pafuqinë tënde dhe të bindesh.

Jeta është shumë e bukur për ta humbur për një kapriço dhe është shumë e trishtë nëse me papërgjegjshmërinë tënde rrezikon jetën tënde apo jetën e njerëzve të tu më të dashur! A mund ta mbash këtë barrë të rëndë me vete? Jam e sigurt që jo! Mos neglizho! Ndiq rregullat! Asgjë nuk zgjat përgjithmonë.

Ju siguroj që pas shiut del dielli dhe nga eksperienca dielli pas shiut ngroh e ndriçon më shumë. Arsyeja duhet të eleminojë optimizmin e tepruar! Të informohesh është detyrë e çdo qënie njerëzore. Të mbrosh veten është detyrë e çdo qenie në tokë! Rregullat janë bërë për t’u thyer! E di! Unë jam një nga ato që thyej rregullat.

- SPONSOR -Smiley face