“The Sun” raporton se futbollisti i njohur  26-vjeçar, Georges Griffiths është sulmuar e më pas është vrarë nga dy banda kriminale në Bregun e Fildishtë. Griffiths ndodhej për vizitë në qytetin e tij të lindjes, Abidjan kur dy banda të armatosura janë përpjekur t’i vidhnin makinën, por kur futbollisti ka bërë rezistencë, ata kanë qëlluar duke e plagosur rëndë. 26-vjeçari është dërguar menjëherë në spital, por mjekët nuk kanë mundur ta shpëtojnë dhe futbollisti ndërroi jetë. Griffiths ka luajtur për gjigantët çekë Sparta, Prague dhe së fundmi për skuadrën hungareze, Diosgyor.

- SPONSOR -Smiley face

- SPONSOR -Smiley face