Flokët e zeza dhe nishani, gati si motra! Në web ka plasur një gjueti e vërtetë për të zbuluar diferencat, ose më saktë, ngjashmëritë midis Meghan Markle dhe Pippa Middleton, motra e Kate. Edhe në profilin e Instagramit @pippamiddletonmatthews është publikuar foto që nxjerr në pah ngjashmëritë. Edhe pse Dukesha Kate është shprehur shumë e emocionuar për lajmin e martesës, deri disa muaj më parë, Meghan Markel është mbajtur në distancë nga motrat Middleton, të cilat kanë preferuar mos të ftojnë në ceremoninë fetare të martesës të Pippa-s duke përdor justifikimin “no ring no bring”, që do të thotë pa një unazë në gisht nuk lejohet asnjë pjesëmarrje në ceremonitë zyrtare.  Një çështje etike apo një rivalitet i vogël midis dy pasardhësve në fron? Por tani unaza egziston dhe sipas ekspertëve kushton 200 mijë sterlina.

- SPONSOR -Smiley face

Edhe me kurriz: Ngjashmëria midis Meghan dhe Pippa-s është më se e dukshme në këto foto: fizik i hollë dhe një fund shpine e cila nuk kalon pa vëmendje. Zgjedhja e palltos të bardhë firmosur Line, thekson akoma më shumë ngjashmëritë me pamjet e famshme të Pippës të shkrepura gjatë martesës së motrës Kate.

Fytyra në formë zemre: Të dyja Pippa dhe Meghan kanë një lëkurë të shndritshme dhe flokë kaçurrela, dhe kanë gjithashtu një mjekër lehtësish me majë e cila u jep atyre një ovale në formë zemre, me një theksim rreth muskulaturës së nofullës.

Stil dhe buzëqeshje: Dalja e parë zyrtare e çiftit gjatë Incitus Game: ngjashmëria me Pippën në këtë foto është me të vërtetë mbresëlënëse, edhe falë buzëqeshjes së njëjtë dhe dhëmbët perfekt, karakteristikë e familjes Middleton. Stili midis Meghan dhe Pippas është i njëjtë: të dyja preferojnë një modë “cool”, më pak e balsamosur sesa ajo e Kate Middleton për shkak të etiketës mbretërore. E veçantë edhe veshja për fejesën me princin Harry: ka zgjedhur dy marka italiane, P.A.R.O.SH. për fustanin jeshil dhe Aquazzurra, marka fiorentine për aksesorët dhe këpucët ngjyrë nude.

Të shndërritshme dhe dinamike: Një nga pikat e përbashkëta midis të dyjave është lëkura e shndrritshme dhe një karakter i qeshur. Pippa është shumë sportive gjithmonë prezente në Wimbledon.

Flokë të drejta (por natyralisht kaçurrela): Flokët kaçurrela por që të dyja i krehin të drejta në parukeritë më të mira, si salloni Rossano Ferretti. Prova e kaçurrelave? Kjo foto e Pippa Middleton kur ishte më e vogël.

- SPONSOR -Smiley face