Xhaketat, xhinset, këmishat, fustanet e gjatë do zënë vendin e veshjeve të lehta verore, e ngjyrat neutrale nga kameli deri tek grija dhe e zeza do të zëvendësojnë ngjyrat e ndezura ! Të paktën kështu keni menduar, nisur nga përvoja e viteve të shkuara, por vjeshta e 2019-s vjen më e guximshme se kurrë. Një paletë ngjyrash e paparashikueshme u pa gjatë sfilatave të shtëpive më në zë të modës dhe kaq mjaftoi për të na nxitur ! Jepini gjallëri garderobës dhe frymëzohuni nga idetë më poshtë !

- SPONSOR -Smiley face

Pistakio, ngjyra e një nga frutave më të mira të thata, duket se do të na veshë këtë sezon nga koka te këmbët ! Nga sfilatat e Marc Jacobs e Jil Sander,  deri tek street style apo profilet e vajzave që influencojnë modën, duket se kjo është një nga ngjyrat mbizotëruese të vjeshtës 2019!

Hijet e lejlasë

Nga pasteli i lehtë i livandës deri tek nuancat e forta të vjollcës, kjo ngjyrë do të jetë protagoniste, ndaj bëjini vend në garderobë, në mënyrë që të jeni IN këtë sezon.

Portokalli

Markat si Carolina Herrera apo Staud rikthyen fuqishëm portokallinë e ndezur dhe nuk e patën fare problem t’i vishnin modelet nga koka te këmbët me këtë ngjyrë ! Nëse pamja përfundimtare është kaq e bukur, përse të mos guxojmë !

Roza e ndezur

Chanel, Valentino u larguan paksa nga ngjyrat e tokës këtë sezon, për të guxuar e për të na sjellë rozën e ndezur sikur vera të mos ketë përfunduar !

Ngjyrat neon janë prej disa kohësh në qendër të vëmendjes e kjo periudhë nuk i përjashton !

- SPONSOR -Smiley face