Në Shkurt, Nike Middle East (Lindja e Mesme) paraqiti produktine tij më të fundit: një ferexhe atletike. Por ky indument sportiv nuk ishte i disponueshme për konsumatorët e Amerikës…deri tani.

Mbas një sërë prototipesh dhe reagimesh nga atletët myslimanë, Nike Pro ka lançuar globalisht për herë të parë ferexhen sportive, dhe protagonistet të cilat e paraqesin janë disa atlete të mrekullueshme myslimane: Ibtihaj Muhammad, Zahra Lari, and Zeina Nassar.

- SPONSOR -Smiley face

Zahra, një balerin patinazhi nga Emiratet e Bashkuara Arabe, thotë se ferexheja e re është “një kujtesë për ne femrat myslimane, që ne mund të arrijmë çdo gjë në botë. Ajo që Nike ka bërë për atletët muslimanë është një ëndërr që nuk kemi menduar kurrë të ndodhë”.

Në një deklaratë për Nike, Ibtihaj, skermistja nga Nju York-u, që mori në shtëpi një medalje bronzi në Rio në vitin 2016, shpjegoi se kjo risi është kaq e rëndësishme, sepse deri më tani ajo shpesh praktikohej me një ferexhe prej cope dhe “kur materiali është i lagur [me djersë], ajo bëhet shumë e rëndë”, tha ajo. “Kjo pengonte tërësisht dëgjimin tim”një disavantazh kur përpiqeshim të dëgjonin një arbitër ose instruksione të një trajneri.

Kur ajo provoj “Nike Pro Hijab” u shpreh,”Papritmas, unë mund të dëgjoja, nuk isha aq e nxehtë por ndjeva se trupi im ishte në gjendje të qetësohej më mirë dhe më shpejt”.

Boksiera gjermane Zeina gjithashtu aprovon: “Nuk shpërqendrohem më sepse është më e mirë dhe përshtatet për sportin”.

Veshja e re ka të bëjë më shumë me përmirësimin e kushteve atletike për këto gra. Sipas sipas Ibtihaj, “do të ndihmojë në avancimin e bisedës rreth ferexhes dhe grave myslimane të sporteve dhe më tej të bëjë sportin hapësirë gjithëpërfshirëse”.

E disponueshme në fillim të Janarit në nike.com dhe në dyqane të seleksionuara në më shumë se 20 vende, Nike Pro Hijab do të vijë në masat XS / S dhe M / L. Ngjyrat do të përfshijnë të zezën, të bardhën, xhamin vullkanik (obsidian) dhe gri.

 

- SPONSOR -Smiley face