Ka filluar edicioni i 12 i festivalit ndërkombëtar të filmit për të rinj dhe fëmijë, Giffoni Shqipëria. Në 4 ditë festival do të shfaqen 8 filma, mes tyre 4 prodhime shqiptare. E veçanta e këtij festivali është përfshirja e nxënësve që nuk ftohen thjesht për të parë filmin, por janë të gjithë juri. Një juri e stërmadhe prej 250 nxënësish nga shkollat nënëtvjeçare të Tiranës të moshës 13-25 vjeç ishte ajo e filmit të parë të Giffoni Shqipëria, një prodhim kinematografik gjerman me titull; “AT EYE LEVEL” dhe me regji të Evi Goldbrunner dhe Johachim Dollhopf.
Por filmi i dytë, një produksion lituanez me titullin “MELLOW MUND” me regji të Renars Vimba, u gjykua nga një tjetër juri, po aq e madhe që mbushi një sallë të tërë me 250 nxënës të tjerë, kësaj here të shkollave të mesme publike të Tiranës, nga mosha 16-20 vjeç. Filmat që do të shfaqen në këtë edicion të 12-të do të kënë një risi ndryshe nga vitet e shkuara. Në konkurrim do të jene dhe filma shqiptarë, prodhime të realizuara nga moshat 6 deri 20 vjeç të ndara në sesione të ndryshe dhe të gjykuara nga juri të ndryshme.

- SPONSOR -Smiley face