Tetri Metropol organizon për herë të parë Festivali i dramës shqipe  “MetroFest”. Në këtë edicion të parë të festivalit i cili do të mbahet në datat 1- 4 nëntor janë përzgjedhur vepra të panjohura të arkivit, si “Loja e Mbasdrekës” e Martin Camaj, “Armiqtë” e Shpëtim Ginës dhe “ I biri i Begut” e Milo Duçit.

- SPONSOR -Smiley face

Është një festival i përvitshëm i Teatrit Metropol, i cili do të ofrojë në çdo edicion të tij, eksplorimin e një aspekti të ndryshëm të teatrit. “Jemi shumë të entuziasmuar që këtë edicion të parë vendosëm që të hulumtonim disa nga veprat shqiptare të arkivave, të cilat për një arsye ose një tjetër nuk e kanë prekur kurrë skenën. Fokusi ynë, është te krijimi i një marrëdhënie të shëndetshme me veprën shqiptare”, shpjegon drejtoresha e Teatrit Metropol, Jonida Beqo.

Veprat vihen për herë të parë në skenë nga regjisorët, platformat e të cilëve janë përzgjedhur me platformat e tyre gjatë audicionit në Teatrin Metropol. Përkatësisht; “Loja e Mbasdrekës” nga Martin Camaj, e cila do të vihet në skenë nga Shkëlzen Berisha, vepra e dytë është “I biri i Begut”, vepër e shkruar nga Milo Duçi dhe me regji nga Joana Omeraj si dhe vepra e ndaluar e Shpëtim Ginës me titull “Armiqtë” që do të vihen në skenë nga Xhuljano Brisku.

Gjithashtu në “MetroFest” do të marrë pjesë shfaqja “Rrno për me tregue” e At Zef Pllumit me regji nga Milto Kutali si dhe disa pjesë inskenim të “Njollat e murrme” e shkruar nga Minush Jero dhe regji nga Sonila Kapidani. Gjatë ditëve të festivalit do të ketë edhe dy lexime veprash, “Foleja Kombëtare” nga Lumo Skëndo si dhe “Prangat” nga Halil Laze dhe pas çdo shfaqjeje do të organizohen panele diskutimesh për çdo vepër përkatëse.

“Në fillim të pranverës ne shpërndam këto tekste në klasat e regjisë master në Universitetin e Arteve, për të na paraqitur më pas secili platformën e tij regjisorjale. Si pjesë integrale e punës me veprën shqiptare dhe teatrin shqiptar, pyetja e vazhdueshme është se kush do ta trashëgojë dramë shqipe, kush po vjen tani e kush do të vij më pas,  kush do vazhdojë këtë punë e kush do ta çoj më tej? Tre regjisorët e veprave shqiptare u përzgjodhën si rezultat i këndvështrimit që kishin mbi këto vepra”, thotë regjisorja Jonida Beqo.

 

Kalendari i Festivalit në datat 1 – 4 nëntor

1 NENTOR

“Loja e mbasdrekës”, autor: Martin Camaj, regjia: Shkëlzen Berisha

Ora 19:00

2 NENTOR

“Rrno për me tregue”, autor At Zef Pllumi, regjia: Milto Kutali

Ora 19:00

Lexim : “Foleja Kombëtare”, autor  Lumo Skëndo

Ora 12:30

3 NENTOR

“Armiqtë”, autor : Shpëtim Gina, regjia: Xhuljano Brisku

Ora 19:00

Lexim: “Njollat e murrme”, autor Minush Jero

Ora 13:00

4 NENTOR

“I biri I begut”, autor Milo Duçi, regjia: Joana Omeraj

Ora 19:00

Lexim: “Prangat”, autor Halil Laze

Ora 13:00

- SPONSOR -Smiley face