Nis sot fushata Fushata Kombëtare e Leximit “Takohemi për një libër” 2017 “LiriLibri” dhe 200 aktivitete leximi në të gjithë Shqipërinë. Lidhur me këtë fushatë, Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro shprehet: “TAKOHEMI PËR NJË LIBËR me miq të vjetër e të rinj, në kafene, teatro, librari, biblioteka, shkolla e parqe për të rrëfyer historitë që na kanë formuar dhe frymëzuar, histori të trilluara që na ndriçojnë mendjen në realitetin e përditshëm. Takim me Librin ku Ministria e Kulturës ju fton të merrni pjesë në takimin tonë të përvitshëm tashmë me librin. Ta nxjerrim librin nga biblioteka dhe ta bëjmë një objekt të përditshmërisë: projekte leximi në rrjetet sociale, performanca mbi romanet në rrugë e parqe, minibiblioteka në hapësirat publike, lexime në shkolla, kafene, lulishte, bashkëbisedime për dhe me shkrimtarë e përkthyes do të jenë pjesëtarë të maratonës së Leximeve që nis në muajin Nëntor. Ftojmë që askush të mos mungojë në këtë takim të hareshëm me Dijen. Entuziasmi me të cilën partnerët dhe bashkëpunëtorët tanë iu përgjigjën Ftesës sonë, është dëshmi që Libri dhe Kultura janë hapësira pa kufi ku të gjithë jemi të mirëpritur.”

- SPONSOR -Smiley face

“LiriLibri” – Rrjeti i klubeve të leximit. Një risi e këtij viti do të jetë ngritja e rrjetit të klubeve të leximit në mbarë vendin sidomos në zonat periferike dhe të lëna në harresë, për rigjallërimin e jetës së librit dhe edukimin e brezit të ri përmes leximit pikërisht aty ku mungojnë libraritë e bibliotekat: mendimtarë të zonës, shkrimtarë apo përkthyes, dashamirës të librit, do të jenë nismëtarët e klubeve të leximit duke synuar ndërtimin e bërthamave ku diskutohet mbi ide, probleme, situata, ngjarje, histori të rrëfyera në libra.

- SPONSOR -Smiley face